Mesa duket u kishte munguar shumë argëtimi dhe festat kolektive në lokale nate shkupjanëve. Në një lokal të njohur në Shkup, askush nuk i mori parasysh rregullat e qeverisë për shkak të situatës nga koronavirusi dhe punonjësit pa maska u shërbenin klientëve që rrinin ngjitur me njëri-tjetrin e argëtoheshin, transmeton Gazeta Lajm.
Ata kishin organizuar një festë në pjesën e brendshme të lokalit, kundër masave të vendosura.
Lokali, i cili u hap pak ditë më parë, ishte i mbushur me qytetarë të “etur” për t’u argëtuar si para periudhës së Covid-it, pa respektuar masat e mbrojtjes që bareve u kërkohet të marrin për të siguruar shëndetin e stafit dhe klientëve të tyre.
Punonjësit në bar dhe në shërbim nuk mbanin maska, klientët nuk mbanin distancën e tyre, përkundrazi, ata ishin afër njëri-tjetrit.