Botërori “FIFA2026” pritet të jetë unik, të paktën ky është premtimi i Gianni Infantos dhe Donald Trump. Fakt është që ky Botëror po prodhuan shumë debat dhe pakënaqësi ende pa nisur mirë, ku këtë herë vëmendjen kryesore e ka marrë politika, më saktë Trump dhe SHBA. Gjithnjë e më shumë vende evropiane po mendojnë të bojkotojnë këtë kompeticion, kjo për shkak të politikës që SHBA po ndjek për të marrë Groenlanden.
Në krye të kësaj proteste është padyshim Danimarka, kjo pasi pretendimet e vazhdueshme të Donald Trump mbi një territor që i përket mbretërisë daneze(Groenlanda) kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik, aq sa në një sondazh të fundit të realizuar nga portali BT, 90% e publikut danez doli pro bojkotit të botërorit.



