Dy gra raportojnë për ngacmim seksual përmes TikTokut në Zveçan

Dy gra kanë raportuar se janë ngacmuar seksualisht përmes rrjetit social TikTok.

Rasti, sipas njoftimit të Policisë është regjistruar në Zveçan.

Sipas Policisë, ngjarja është raportuar më 23 janar 2026, rreth orës 16:01.

Dyshohet se ngacmimi është kryer nga një burrë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa për momentin nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e të dyshuarit.