Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

President Donald Trump, left, speaks with Kosovo's President Vjosa Osmani-Sadriu during a signing of the Board of Peace charter during the Annual Meeting of the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Thursday, Jan. 22, 2026. (AP Photo/Evan Vucci)

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e organizatës.

Kështu ka shkruar Bordi në një postim në X, transmeton Klankosova.tv.

“Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në postim.

Më 22 janar të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani kishte nënshkruar anëtarësimin e Kosovës në Borin e Paqes.

Ajo ishte e vetmja lidere grua nënshkruese e iniciativës.

Image