Ademi: Dimri i vetmisë së madhe e ka kapluar Maqedoninë

Arbër Ademi

Ngjyra e përhimtë nuk është rastësi.

Maqedonia e Veriut po hyn në një izolim të thellë politik.

Dimri i vetmisë së madhe ka kapluar shtetin.

Në hartën e re gjeopolitike të Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe bota serbe shfaqen të përhimta, të paftuara në Bordin e Paqes të Presidentit Trump.

Kur të tjerët ftohen në tavolinën e vendimmarrjes, ne mbesim jashtë, pa zë, pa peshë, pa aleatë.

Izolimi nuk ndodh brenda natës. Ai ndërtohet me politika të gabuara dhe me humbje të besimit ndërkombëtar.

Screenshot