Kodra e Diellit gjallë në mbrëmje! Skijim nate, muzikë dhe atmosferë dimërore

Derisa fëmijët janë duke lozur, një pjesë shijojnë skijimin edhe natën.

Disa të tjerë argëtohet me muzike dhe DJ, e një pjesë ngrohen pranë një zjarri.

Kjo është atmosfera që të ofron Kodra e Diellit gjatë fundjavës.

Të rinjtë që kishin ardhur për ta shijuar na thanë se mbrëmje të këtilla duhet të ketë më shpesh, ndërsa shtojnë se u mungon kur nuk ka organizime.

“Po vijmë shpesh, sa herë që ka organizime ne jemi këtu, sot është pak më dobët po besojmë se do behët edhe më mirë“.

“Gjithmonë është mirë, normal duhet të ketë disa ide më të mira që tërheqim më shumë turizëm të ketë edhe më shumë poshtë, normal këtu nuk ka ndonjë atmosferë të madhe po ne që kemi këtu është një atmosferë shumë e mirë“.

“Pistat duhet të shtypen pak më shumë që skijimi të jetë më i këndshëm, dhe vikendit më shumë festë edhe muzikë”.

Kjo është fundjava e dytë që ka skijim nate. Javën e kaluar ishte pa pagesë. Drejtori i qendrës turistike thotë se borë ka mjaftueshëm për të ofruar kushte të mira skijimi.

“Sot është skijimi natës një javë para kishim skijim nate pa pagesë, sot ka mjaftueshëm skijator, edhe borë kemi dhe situata është nën kontroll sa i përket ski qendrës. Për momentin kemi borë mjaftueshëm për skijim, varet edhe nga reshjet atmosferike dhe besoj se do të kemi borë të mjaftueshme për skijim”, u shpreh Gani Aliji – drejtor i Qendrës Turistike.

Skijimi natës bëhet të premteve dhe të shtunave, nga ora 19 deri ora 22. Një biletë kushton 1000 denarë.