Zjarr i madh në një fabrikë në Greqi, humbin jetën tri gra

Si pasojë e një zjarri të madh në një fabrikë të biskotave në Greqi mori jetën e tri grave.

Siç raporton Euronews.al, zjarri shpërtheu pak para orës 4:00 të mëngjesit, dhe sipas informacioneve, pesë punëtore femra ndodheshin në vendin e shpërthimit, transmeton Klankosova.tv.

Dy nga këto pesë punëtorë rezultojnë të zhdukura.

Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Sipas informacioneve, të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.