Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta gjatë mbrëmjes, janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Në një njoftim të postuar në Facebook thuhet se ekipet e zjarrfikësve të kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë-Kosovës.
“Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme. Në raste emergjente, kontaktoni numrat: kontaktoni numrat: 0800 122 44 | 0800”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë të dielën në mbrëmje një person ka mbetur i lënduar si pasojë e rrëzimit të fasadës së një objekti në Fushë-Kosovë për shkak të erërave të forta.
Komuna ka njoftuar se Inspektorati ka dalë në terren për të inspektuar objektin ku ka ndodhur rënia e fasadës së ndërtesës.



