Filipçe: LSDM synon ekonomi dinjitoze dhe shtet social për qytetarët

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Kongresin e partisë tha se Maqedonia duhet të shihet si shtëpi për qytetarët, jo si territor për të tjerët. Ai theksoi se partia ofron një ekonomi dinjitoze, ku qytetarët përfitojnë nga pagat më të larta, arsim më i mirë, kujdes shëndetësor dhe pensione të garantuara.

Filipçe shtoi se LSDM do të mbrojë të drejtat e punëtorëve, do të ofrojë kushte evropiane për punëtorët e rinj dhe do të përfshijë pensionistët me rritje që ndjek inflacionin, duke synuar një shtet social më të fortë. Ai gjithashtu u zotua për investime sistemike që rikthejnë paratë e qytetarëve në shërbime dhe të ardhura më të larta. Filipçe nënvizoi nevojën për një qasje ku fitimi nuk është i ndaluar, por lakmia taksohet. Ai përfundoi duke thënë se LSDM është partia që mund të ndërtojë një model të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.