Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga klubi, pavarësisht se Los Colchoneros vazhdimisht kanë siguruar se nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin e kombëtares argjentinase. Më parë këtë sezon ai i hodhi poshtë lidhjet me Barcelonën, dhe tani agjenti i tij,Fernando Hidalgo, ka dalë për të diskutuar publikisht të ardhmen e tij.
Barcelona është lidhur me Alvarezin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, me presidentin Joan Laporta që duket se e preferon atë për të zëvendësuar Robert Lewandowskin këtë verë. Kohët e fundit, edhe Chelsea është interesuar për të , dhe disa raportime tani pohojnë se Arsenali po shqyrton nisjen e një ofensive për të.
Verën e kaluar, agjenti i Alvarezit i hodhi benzinë zjarrit, duke shpjeguar se “nuk mendoj se ka shumë argjentinas që nuk kanë dashuri për Barcelonën ”. Këtë herë ai i minimizoi lidhjet.
“Çdo klub i interesuar për Julian duhet të kontaktojë menaxhmentin e Atletico Madridit, pasi lojtari është nën kontratë dhe i përkushtuar ndaj klubit”, tha ai për Eremnews, citon gazeta Sport.
“Nuk është e vërtetë, nuk jam takuar me Decon apo askënd nga Barcelona gjatë periudhës aktuale”, shpjegoi ai, kur u pyet për kontaktet e supozuara midis të dyve.




