Deputetja e VMRO-DPMNE Dafina Stojanoska ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me negociatat për pjesëmarrjen e partisë së tij në qeveri. Ajo deklaron se Ahmeti nuk e ka treguar të vërtetën për takimin e zhvilluar në zyrën e saj, ku, sipas saj, ai kishte ofruar hyrjen në Qeveri pa kërkuar postin e kryetarit të Kuvendit dhe duke pranuar një ministër më pak nga sa kërkonte VLEN-i, vetëm për të qenë pjesë e së njëjtës qeveri.
Më poshtë shkrimi i plotë i Stojanovkës:
Ali Ahmeti thotë se me kryetarin Mickoski, një vit më parë, ka rënë dakord për zgjedhje të parakohshme, por nuk e thotë të vërtetën për takimin në zyrën time, ku ofronte hyrje në Qeveri, pa kërkuar post kryetari në Kuvend dhe duke pranuar një post ministror më pak nga ajo që kërkonte VLEN, vetëm që të ishte pjesë e kësaj qeverie. Por ne mbetëm këmbëngulës në atë që ishte mesazhi i popullit – se BDI duhet të shkojë në opozitë. Herën tjetër, para se të thotë të pavërteta, le të mendojë mirë dhe le të jetë i përgatitur që ne do të themi të vërtetat.
Pyetja është nëse deklarata të tilla shërbejnë për të parandaluar erozionin brenda anëtarësisë së tyre dhe te mbështetësit e deritanishëm?



