Çertifikatat dhe vërtetimi për gjendjen martesore tani merren online

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duke filluar nga sot mund t’i marrin certifikatat nga Librat Amë dhe vërtetimin për gjendjen martesore në mënyrë digjitale, transmeton Portalb.mk.

Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë i ka transferuar plotësisht shërbimet e saj në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, me ç’rast certifikatat nga libri amë i të lindurve, të martuarve dhe të vdekurve, si dhe vërtetimi për gjendjen martesore, bëhen plotësisht digjitale.

Drejtoria e Librave Amë vazhdimisht është kritikuar për ngecjet në procesin e digjitalizimit pavarësisht milionave të shpenzuara.

Dje u promovuan edhe katër shërbime të reja online nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) në portalin kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk.