Mazhoranca në Këshill s’e mbështeti pikën për problemet tatimore të punëtorëve të Avganistanit

Këshilli komunal i Komunës së Kumanovës, nuk e vuri në Rend dite pikën, rreth të cilës duhej të debatohej, lidhur me problemin e tatimeve, me të cilin aktualisht po përballen qytetarët e Kumanovës të cilët për vite kanë punuar në Avganistn e Irak. Qytetarët momentalisht po përballen me kërkesën për tatim retroaktiv.
Pikërisht për këtë problem, ata tanimë me ditë të tëra kanë protestuar para zyrave të Drejtorisë për të Ardhura Publike, pra Drejtorisë Tatimore në Kumanovë, me qëllim që të mos aplikohet tatimi retroaktiv, të cilën ata e quajnë sit ë pabazë, në aspektin ligjor.
(Foto, arkiv)