Trumpi ia tërheq ftesën Kanadasë për Bordin e Paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr ftesën për Kanadanë që t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, në përplasjen më të fundit mes dy fqinjëve të Amerikës së Veriut.

“Ju lutem, le të shërbejë kjo Letër si njoftim se Bordi i Paqes po tërheq ftesën drejtuar jush në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë”, shkroi Trump në Truth Social, në një postim drejtuar kryeministrit Mark Carney, i cili këtë javë bëri bujë kur paralajmëroi për një “çarje” në rendin botëror të udhëhequr nga SHBA-ja.

Kanadaja kishte sinjalizuar se, edhe pse nuk do të paguante për të qenë pjesë e bordit, ishte e gatshme të bashkohej.

Ndërkohë, kreu i BE-së, Antonio Costa, ka thënë se udhëheqësit evropianë kanë dyshime serioze lidhur me shtrirjen dhe kompetencat e bordit, por janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë organ në lidhje me Gazën.

Bordi, i cili i jep Trumpit kompetenca vendimmarrëse si kryetar i tij, po cilësohet nga SHBA-ja si organizatë ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve.

Trumpi nuk ka dhënë arsye se pse po e tërheq ofertën ndaj Kanadasë.