Më 21.01.2026, në orën 15:30, në Stacionin Policor të Kërçovës është arrestuar F.B. (47) nga fshati Tuin i Kërçovës, pasi më parë, përpara një zyre avokatie në Kërçovë, kishte nxjerrë një pushkë nga vetura e tij dhe kishte drejtuar kërcënime ndaj një punonjësi. Po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas së cilës kundër F.B. do të dorëzohet kallëzim i përkatës.
Maqedoni Arrestohet një burrë nga Kërçova, para një zyre avokatie nxori pushkën dhe...





