Moti me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut dhe dëborës, ndërsa në viset më të larta dhe në male reshje vetëm të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 7 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë I ngjashëm, me vranësira dhe periudha me diell. Temperatura minimale do të ulet në -2 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4 gradë Celsiusë.



