Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025 ishte 45.961 denarë, përcjell TV21. Sipas EShS-së, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga meatare është më e lartë për 9,4%.
“Ky rritje shpjegohet, kryesisht, me rritjen e pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe ndihmëse përmes 16,5%, Veprimtari të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror për 11,1% dhe Tregti me shumicë dhe me pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave për 10,9%. Rritje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është regjistruar në sektorët: Administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm për 3,5%, Shërbime administrative dhe ndihmëse përmes 2,2% dhe Tregti me shumicë dhe me pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave për 1,2%. Ndërkaq, paga mesatare mujore bruto në nëntor 2025 ishte 69.141 denarë”, thonë nga EShS.



