Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut

Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit,  është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025, njofton policia.

Sipas policisë, prej automjeteve (kamionë të parkuar), nga  personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me  shuma të ndyshme të parave.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë arritë  arrestojnë personin e dyshuar: S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat  (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore, konfirmon policia.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”, përfundon njoftimi.