Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot e ka marrë në pyetje gjykatësin e dyshuar Gjoko Ristov.
Gjatë marrjes në pyetje, të dyshuarit i janë paraqitur provat e grumbulluara mbi të cilat bazohet dyshimi i arsyeshëm për veprat penale të kryera.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, duke vlerësuar rrethanat objektive dhe subjektive, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak.
Gjithashtu, përveç kërkesës për arrest shtëpiak, prokuroria ka propozuar edhe masë kujdesi – konfiskim të përkohshëm të pasaportës ose dokumenteve të tjera për kalim të kufirit shtetëror, përkatësisht ndalim të lëshimit të tyre, me qëllim sigurimin e pranisë së të dyshuarit gjatë zhvillimit të procedurës.



