Arrestohet një person në lagjen e Kisella Vodës, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Man's hand is locked with the handcuffs

Mbrëmë (19.01.2026), diku rreth orës 21:00, në Shkup, në territorin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria A.G. (37) nga Shkupi.

“Nëpunësit policorë në bul. “Boris Trajkovski” ndaluan një automjet udhëtarësh “Shkoda” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.G. dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë me dy krehër dhe 41 fishekë. Pas dokumentimit të rastit, kundër A.G. do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-së.