PDK nuk e harron “zanatin” e moçëm, anash s’mbesin as LDK e VV: Ja lista e “kampionëve” të vjedhjes së votave brendapartiake

Procesi i rinumërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nxjerrë në pah parregullsi serioze në disa komuna, duke ndryshuar ndjeshëm rezultatet fillestare të zgjedhjeve.

Sipas raportit zyrtar, deri ditën e sotme (19 janar) pas orës 10:00 dhjetëra kandidatë nga partitë kryesore kanë humbur qindra e madje mijëra vota pas verifikimit të kutive.

Në vazhdim ju paraqesim tabelën që përfshin të gjitha komunat, me emrat e kandidatëve për deputetë që u janë minusuar votat paraprake për shkak të keqpërdorimit.

Kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje (VV):

Arbër Rexhaj – 11,070 vota, -624 vota

Mytaher Haskuka – 9,703 vota, -279 vota

Valon Ramadani – 2,813 vota, -432 vota

Filiz Mustafa – 5,276 vota, -205 vota

Dafina Alishani – 8,015 vota, -280 vota

Arsim Berisha – 5,042 vota (pa ndryshim të saktësuar)

Kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

Enver Hoxhaj – 7,670 vota, -1,007 vota

Kujtim Gashi – 11,543 vota, -2,355 vota

Xhavit Haliti – 4,356 vota, -729 vota

Fadil Demaku – 2,839 vota, -1,102 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 5,644 vota, -2,103 vota

Nait Hasani – 9,694 vota, -3,414 vota

Arianit Çollaku – 3,322 vota, -1,684 vota

Kandidatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

Anton Quni – 5,442 vota, -537 vota

Visar Azemi – 927 vota, -416 vota

Driton Selmanaj – 3,436 vota, -1,048 vota

Xhavit Uka – 4,117 vota, -1,596 vota

Këto të dhëna tregojnë për një shkallë shqetësuese të ndërhyrjeve në procesin zgjedhor, duke ngritur dyshime serioze mbi integritetin e numërimit fillestar. KQZ ka bërë të ditur se po vazhdon verifikimet dhe se çdo rast i manipulimit do të trajtohet me përgjegjësi ligjore.

Këto zhvillime po konsiderohen si akte që rrezikojnë besimin qytetar në procesin demokratik dhe kërkojnë reforma të menjëhershme për rritjen e transparencës dhe sigurisë së votës.

Qyteti kampion për keqpërdorim të votave po del të jetë ai i Prizrenit, ku në bazë të të dhënave të KQZ-së atje janë bërë vjedhje që kalojnë shifrat edhe mbi 1000 vota.

Kështu, rinumërimi i votave në komunën e Prizrenit ka zbuluar parregullsi serioze në disa qendra votimi, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e kandidatëve të tri partive kryesore: VV, PDK dhe LDK.

Kandidatët e VV në Prizren:

Artan Abrashi – 11,264 vota, -252 vota

Arbër Rexhaj – 9,452 vota, -631 vota

Mytaher Haskuka – 8,838 vota, -271 vota

Valon Ramadani – 604 vota, -422 vota

Arsim Berisha – 3,875 vota, -292 vota

Dafina Alishani – 7,086 vota, -459 vota

Kandidatët e PDK-së në Prizren:

Enver Hoxhaj – 3,398 vota, -980 vota

Kujtim Gashi – 9,053 vota, -2,359 vota

Xhavit Haliti – 1,494 vota

Fadil Demaku – 536 vota, -1,104 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 5,108 vota, -2,103 vota

Nait Hasani – 6,804 vota, -3,419 vota

Arianit Çollaku – 2,826 vota, -1,690 vota

Fetah Paçarizi – 3,857 vota, -6,022 vota

Kandidatët e LDK-së në Prizren:

Anton Quni – 2,895 vota, -514 vota

Visar Azemi – 185 vota, -415 vota

Driton Selmanaj – 2,438 vota, -1,057 vota

Xhavit Uka – 2,346 vota, -1,597 vota

Këto humbje masive votash pas rinumërimit dëshmojnë për një shkallë shqetësuese të parregullsive në procesin zgjedhor në Prizren.

Autoritetet kanë njoftuar se rastet janë referuar për hetim dhe se priten masa ligjore ndaj përgjegjësve.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me fillim nga ora 13:30 do të mbajë një mbledhje, ku pritet të shqyrtohet edhe mundësia e rinumërimit të tërësishëm të votave.