“Kushdo që ka prekur votën të japë përgjegjësi para ligjit e qytetarëve”, thotë Bajrami

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar rinumërim të votave në të gjithë Kosovën.

Ajo në një shkrim në rrjetet sociale ka kërkuar njëherësh reagim nga institucionet e drejtësisë.

“Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë. Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve”, shkruan Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka publikuar edhe nenet ku përfshihen dënimet  që sillen nga 1 deri në 5 vjet  që lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor.

Reagimi i saj erdhi pasi procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve  për deputetë, që po vazhdon ende solli ndryshime.