Amarildo Bakaj gati për betejën e sotme me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj përballet sot (e shtunë), 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori.

Amarildo Bakaj rikthehet në ring për një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij si boksier.

Boksieri shqiptar do të sfidohet me italianin Morandi në “BBC Arena Schaffhausen”, në Zvicër, me meçin që pritet të fillojë rreth orës 20:00 apo 21:00.

Bakaj vjen me besim të plotë, tituj në brez dhe formë të lartë fizike, ndërsa përballë tij, një kundërshtar i fortë, por jo i pamposhtur.

Vlen të theksohet se gjatë javës së fundit të dy boksierët janë provokuar shumë në matjet zyrtare por edhe në ‘face-off’ dhe për këtë na pret një meç i madh.

Bakaj ka një rekord prej 14 fitoresh dhe asnjë humbje si boksier profesionistë, teksa Morandi ka 1 fitore dhe asnjë humbje në boks, pasi deri vonë është marrë edhe me MMA.

A është kjo mbrëmja kur Bakaj konfirmohet mes emrave të mëdhenj të boksit?