E paraqitën për dhunë në familje, policia tek ai gjeti pushkë automatike

Pasi gruan e kishte kërcënuar duke u zotuar se do t’i vrasë madje edhe dy vajzat, familjarët e kishin paraqitur në polici për shkak të ushtrimit të dhunës familjare, kurse gjatë bastisjes, policia në shtëpi gjeti edhe pushkë automatike.
Gjykata Themelore Publike Shkup solli Urdhër për realizimin e procedurës hetimore ndaj personit nw fjalw, për shkak të veprës penale – “posedimit të armës në mënyrë të paautorizuar” sipas nenit 396, pika 5 nga Kodi Penal.
I dyshuari më 13 janar në shtëpinë e tij në Çuçer Sandevë, në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur pushkë automatike “Sten MKII”, si dhe 71 plumba municion të kalibrit 9 mm.
Armët dhe municioni u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit, që kur gruaja e tij e kishte paraqitur në polici, se ai e kishte kërcanuar me jëtë bile edhe dy vajzat e saja, të lindura njëra në vitin 2006 dhe tjetra në vitin 2010.
Për shkak të mundësisë së arratisë dhe mundësisë për ta përsëritur veprën, prokurori propozoi paraburgim për të dyshuarin.