Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar kundër sulmeve të mundshme ushtarake ndaj Iranit, duke thënë se do të shtonin “paqëndrueshmëri në një situatën të ndezshme”. Këto thirrje u bën të enjten në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndihmës-sekretarja e përgjithshme e OKB-së, Martha Pobee, ka thënë se sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres “kërkon përmbajtje maksimale në këtë moment të ndjeshëm dhe u bën thirrje gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në humbje tjera jetësh dhe nxit përshkallëzim më të gjerë në rajon”.
Ajo ka thënë se Guterres ka kërkuar përmbajtje maksimale dhe mbetet i bindur se gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Iranin, përfshirë programin bërthamor, duhet të adresohen përmes diplomacisë e dialogut.
“Shefi i OKB-së riafirmon parimet e Kartisë së OKB-së që mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe ndalohen kërcënimet ose përdorimi i forcës”, tha Pobee.
E ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha se “populli i Iranit po kërkon lirinë e tij si kurrë më parë në historinë brutale të Republikës Islamike”.
Ai tha se mesazhi i SHBA-së është i qartë: “Presidenti Donald Trump dhe SHBA-ja qëndrojnë pranë popullit të guximshëm të Iranit”.
“Presidenti Trump është një njeri i veprave, jo fjalësh të pafundme siç shohim në Kombet e Bashkuara. Ai e ka bërë të qartë se të gjitha opsionet janë në tryezë për ta ndaluar masakrën dhe askush nuk e di këtë më mirë se udhëheqja e regjimit iranian”, tha Waltz, që hodhi poshtë pretendimet se Iranit se protestat janë “komplot i huaj”.
E Rusia ka akuzuar SHBA-në se ka thirrur një takim të OKB-së për të “justifikuar agresionin dhe ndërhyrjen flagrante në Iran”.
Goditja e Iranit ndaj demonstratave ka vrarë të paktën 2.615 persona, ka raportuar Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA.
Numri i viktimave tejkalon çdo valë tjetër protestash apo trazirash në Iran gjatë dekadave të fundit dhe sjell ndër mend kaosin e Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent për Iranin
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka caktuar për të enjten një mbledhje emergjente për të diskutuar protestat vdekjeprurëse në Iran, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që presidenti, Donald Trump, e ka lënë të paqartë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë kundër shtetit islamik.
Teherani zyrtar ka pasur të enjten deklarata më të buta në përpjekje për të ulur tensionet, pasi Trumpi kërcënoi se do të ndërmerrte veprime për të ndaluar vrasjet e mëtejshme të protestuesve, përfshirë ekzekutimin e kujtdo që është ndaluar gjatë goditjes së përgjakshme të Teheranit ndaj protestave mbarëkombëtare
Goditja e Iranit ndaj demonstratave ka vrarë të paktën 2.615 persona, ka raportuar Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA.
Numri i viktimave tejkalon çdo valë tjetër protestash apo trazirash në Iran gjatë dekadave të fundit dhe sjell ndër mend kaosin e Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Ndërkohë, Irani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për fluturimet komerciale për disa orë pa dhënë shpjegime herët të enjten, dhe disa pjesëtarë të personelit në një bazë kyç ushtarake amerikane në Katar u këshilluan të evakuoheshin.
Ambasada e SHBA-së në Kuvajt gjithashtu ka urdhëruar personelin e saj të “pezullojë përkohësisht” udhëtimet drejt bazave të shumta ushtarake në këtë vend të vogël arab të Gjirit.



