Walker: Albin Kurti është shumë i arsimuar, Kosova po ecën mirë në aspektin demokratik

William Walker, ish-ambasador i ShBA-së, që ia bëri botës të njohur masakrën e Reçakut, ka folur për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë në T7, Walker vlerësoi se Kurti është shumë i arsimuar.

Tutje, ai theksoi se Kosova po ecën mirë në aspektin demokratik.

“Albin Kurti është shumë i arsimuar, i njeh botën dhe Kosovën…Por, sa i përket asaj që ka bërë si kryeministër deri tani, nuk kam parë shumë gjëra me të cilat nuk pajtohem. Mendoj se Kosova po ecën mirë në aspektin demokratik dhe nëse VV mund t’i fitojë 50 për qind të votave në zgjedhje, siç ndodhi së fundmi, kjo do të thotë se dikush i mbështet. Dhe për mua kjo është në rregull” – tha Walker.