Me shufra të hekurta e rrahën, i shkaktuan lëndime të rënda 61-vjeçarit

Kumanovarit 61-vjeçar i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, dy persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht me shufra metali.
Rastin e këtillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kumanovës – Sektori për Punë të Brnedshme (SPB).
“Me datën 14.janar.2026 në ora 01:33, në Policinë e Kumanovës (SPB) është paraqitur rasti që ka ndodhur në rrugën “Vasil Dragomanski” Kumanovë, kur personi me incialet A.S. i moshës 61-vjevare, është sulmuar fizikisht nga dy persona tjerë, të cilët me këtë rast kanë përdorur shufra të hekurta, me ç’rast personit A.S. (61), i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat i ka konstatuar edhe mjeku i Spitalit të Përgjitshëm të Kumanovës”, njoftuan përfaqësues kompetentë të Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë.
Sipas këtyre të fundit, momentalisht po punohet në dokumentimin e plotë të rastit, kurse pas kësaj, do të ndërmarren masa të nevojshme ligjore.
Portali KUMANOVA SOT