Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën të vrarë nga forcat serbe.
Në varrezat e dëshmorëve në Shtime, homazhe ka bërë edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së,WËilliam Walker, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it.
Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.




