Zbulohet kompania që kontrabandonte dërgesat postale, 166 dërgesa në vlerë 240 mijë denarë

Gjatë kontrollit në kompani u gjetën gjithsej 166 dërgesa postare me mallra të ndryshme, me një vlerë totale prej gati 240 mijë denarësh.
Goganat e Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar kompaninë që ofronte ilegalisht shërbime postare dhe dërgesa të kontrabanduara. Me këtë rast është ngritë kallëzim penale ndaj një personi juridik si dhe ndaj një personi fizik.
Inspektorët doganorë nga Sektori i Hetimeve, në një veprim të koordinuar me Ministrinë e Brendshme, Drejtorië e të Ardhurave Publike, Agjencinë Postare dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen një kontroll të një kompanie që ofronte ilegalisht shërbime postare ndërkombëtare dhe mallra të kontrabanduara. Gjatë aksionit në fjale, u kapën gjithsej 166 dërgesa postare me mallra të ndryshme, me një vlerë totale prej gati 240,000 denarësh. Mallrat e kontrabanduara të gjetura u sekuestruan, ndërsa inspektorët ngritën kallëzime penale kundër një personi juridik dhe një personi fizik për vepër penale “fshehje të mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor”.
Sipas autoriteteve doganore, kjo kompania kryente shërbime postare ndërkombëtare pa licencë përkatëse, duke i sjellë artikujt postarë me automjete përmes një pike kufitare, pa i deklaruar ato tek autoritetet doganore. Më pas i ruante ilegalisht artikujt në një depo në pronësi të saj.