Në një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Lim Hoti, ka folur për marrëdhënien e tij me Alba Pollozhanin dhe ka theksuar rëndësinë e përgjegjësive sipas fazës së lidhjes.
Limi ka shtuar se nuk ka ardhur për të lënduar Albën, por shtoi se nuk mund ta mbajë peng pasi e sheh vetën si ‘shpirt të lirë’.
Ndër të tjerash, shtoi se nuk do të kishte hyrë në një reality show për Albën.
“Jeta është e komplikime bro, jeta ka disa sagje. Nuk quhesh kot i fejuar, i martuar që merr përgjegjësi. Sikur unë, sikur ti kena kaluar gjëra më të vështira sesa kjo lloj teme, apo jo. Sikur ti kur ke qenë me e re, ashtu sikur unë që kam qenë i ri. Peshën më të madhe e mban ndarja me ish… sepse kam një fëmijë me të”, tha ai.
“Kur je i lidhur me një gocë nuk ke përgjegjësi familjare, kur je i fejuar ke përgjegjësi familjare, dhe kur je i martuar ke përgjegjësi shtetërore”, theksoi mes tjerash.
Foto: YouTube
“Ti Alba, je shumë gocë e mirë. Nuk më intereson. Nuk kam ardhur të të lëndojë. Mu më bëjnë tag për 4 femra aktive në rrjete sociale. Çfarë kërkon nga unë ti, unë nuk ta jap dot. Unë e kam përfunduar shumë mirë, që në emision live”, tha Limi.
Tani konkurrenti ia ka vënë syrin Dolces pasi edhe kanë shkëmbyer puthjen e parë.






