Mbi 2,500 të vrarë në Iran, Trumpi zotohet për “masa të ashpra” nëse ekzekutohen protestuesit

President Donald Trump speaks to reporters aboard Air Force One as he travels from Tokyo, Japan, to South Korea, Wednesday, Oct. 29, 2025. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja do të ndërmarrë “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse ai ekzekuton protestuesit.

Deklarara e tij vjen pasi grupet e të drejtave të njeriut thanë se më shumë se 2,500 demonstrues antiqeveritarë janë vrarë në një shtypje të dhunshme nga autoritetet iraniane.

E të afërmit e 26-vjeçarit Erfan Soltani, i cili u ndalua javën e kaluar, i kanë thënë BBC-së se ai do të ekzekutohet të mërkurën.

Një përfaqësues nga Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut i ka thënë gjithashtu BBC-së se ata “nuk kishin parë kurrë një çështje të lëvizte kaq shpejt” si në rastin e Soltanit.

“Nëse i varin, do të shihni disa gjëra… Ne do të ndërmarrim masa shumë të forta nëse bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Trumpi për CBS News duke folur për ekzekutimet e mundshme.

Trumpi ka deklaruar se planifikonte të merrte pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje për të diskutuar situatën në Iran, duke u zotuar të merrte “shifra të sakta” mbi numrin e të vdekurve nga protestat.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA ka thënë se deri më tani ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, si dhe 12 fëmijëve, pavarësisht ndërprerjes së internetit.

Gati 150 persona të lidhur me qeverinë janë vrarë gjithashtu, ka thënë grupi.

Protestat në Iran kanë nisur më 28 dhjetor, si reagim ndaj rënies së monedhës rial dhe inflacionit. Që atëherë, ato janë zgjeruar në shumë qytete duke u shndërruar në mbarëkombëtare.