17 vjet burg dhe dëbim nga vendi pas vuajtjes së dënimit, mori shtetasi turk Kadir Kara, i akuzuar për vrasjen e bashkëqytetarit të tij në Shtip, në maj në qendër të qytetit. Aktgjykimi u shqiptua nga Gjykata Themelore e Shtipit dhe u dha pasi i pandehuri dha pranoi fajin për veprën penale vrasje dhe posedim të paautorizuar të armës. Lidhur me katër të pandehurit e tjerë për veprën penale ndihmë dhe inkurajim, procedura gjyqësore vazhdon më 20 janar. Vrasja ndodhi më 8 maj në një objekt gastronomik në sheshin e Shtipit, kur shtetasi turk, me ndihmën e katër personave të tjerë, u përpoq të arratisej, por policia i kapi në pikën e pagesës në autostradën nga Shtipi në Shkup. /Alsat.mk
Lajme 17 vjet burg dhe dëbim nga vendi për shtetasin turk Kadir Kara,...




