Bebja e katërt në 2026? Rihanna vë sërish në lojë fansat

Rihanna duket se është gati për një bebe të katërt.

Në një video, ylli i “Love Island”, Montana Rose Brown, shkroi mendimet e saj për këtë vit.

“Duke vendosur të bëhem e bukur dhe seksi apo të ngel shtatzënë në 2026”, tha blogerja, e cila ka dy fëmijë.

“Prit! Domethënë unë s’jam e çmendur?”, komentoi Rihanna.

Fansat kanë shpërthyer në komente gazmore duke thënë se “po vdesim urie, bëj albumin”, kurse të tjerë aludojnë se tashmë mund të ketë mbetur sërish shtatzënë.

Këngëtarja dhe A$AP Rocky u bënë prindër për herë të tretë më 13 shtator 2025, me një vajzë të quajtur Rocki. Ata kanë edhe dy djem: RZA, i cili lindi në vitin 2022 dhe Riot që erdhi në jetë në 2023.

Ata nuk kanë ndarë shumë detaje për fëmijët apo prindërimin, por edhe më pak për marrëdhënien e tyre.

Në fund të 205, Rocky ndezi thashethemet se tashmë mund të jenë martuar. Në një intervistë me The Perfect Magazine, ai iu referua vetes si “bashkëshort i dashur.”

Edhe në një intervistë me Elle, ai tha: “Nga e di që tashmë s’jam bashkëshort? Por nuk do ta konfirmoj”, u shpreh ai.

© SYRI.net