NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup informon se pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se uji në kryeqitet i përmbush standardet dhe është i sigurt për pije.
“Me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar”.
“Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 05.01.2026 deri më 09.01.2026 mori 110 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 110 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 38 pika matëse në Qytetin e Shkupit”.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thonë nga NP.




