Arrestohet hajni kumanovar gjatë përpjekjes për të vjedhur

Një 55-vjeçar nga Kumanova u arrestua dje pasi u kap në tentativë për të vjedhur produkte nga një dyqan në qytet.

“Më 11.01.2026, rreth orës 12:30, punonjës policie nga SPB Kumanovë e arrestuan F.A. (55) nga Kumanova, pasi u kap duke tentuar të merrte produkte në një dyqan në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Kumanovë”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, ai u dërgua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet procedura ligjore përkatëse kundër tij.