Shtresa e borës në “Kodrën e Diellit” arrinë 31 cm, temperatura -8

Më së ftohti mëngjesin e sotëm ishte në Kodrën e Diellit, ku në orën 8:30 u matën -8 gradë Celsius, përcjell TV21. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Krushevë dhe Mavrovë, ku u matën -5 gradë.

TEMPERATURA MINIMALE (në °C)
-8 Kodra e Diellit, -5 Krushevë, Mavrovë, -2 Kumanovë, -1 Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, 0 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Ohër, Pretor, Shtip, Manastir, Prilep, Strumicë, 1 Kavadar, Veles, 2 Gjevgjeli, Demir Kapi.

Sasia më e madhe të reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit është matur në Mavrovë (39 litra për metër katror), pas së cilës vijnë Pozharane, Ohri, Krusheva, Tetova…

RESHTJE TË UJIT gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07:00 (në l/m²)

39 Mavrovë, 26 Pozharane, 25 Ohër, 24 Krushevë, 17 Tetovë, 16 Pretor, 14 Kodra e Diellit, 8 Manastir, 7 Kriva Pallankë, Prilep, 5 Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Strumicë, Vinicë, Kumanovë, Gjurishte, 4 Berovë, 3 Gjevgjeli, Kavadar, Demir Kapi, Topolçan, 2 Radovish-Pozhar, Veles, Shtip.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 31 centimetra. Pas çka vjen Krusheva me 14 centimetra dhe Ohri me 5 centimetra.

LARTËSIA E MBULIMIT TË BORËS në cm

31 Kodra e Diellit, 14 Krushevë, 5 Ohër, Gjurishte, 2 Tetovë, Berovë, 1 Prilep.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Paradite priten reshje të herëpashershme lokale bore, ndërsa pasdite reshjet do të ndërpriten. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 5 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Paradite me reshje të herëpashershme të dobëta bore. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në disa pjesë të ultësirës herë pas here e përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 3 gradë Celsius.