Kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit Isen Shabani në tubimin e mbrëmshëm para banorëve u zotua se nëse ai merr drejtimin e komunës në katër vitet e ardhshme, fokusin kryesor do e ketë tek zhvillimi infrastrukturor i komunës por edhe krijimi kushteve më të mira për banorët e komunës së Vrapçishtit.
“Platforma jonë për katër vitet e ardhshme, ngërthen në vete 51 kilometër kanalizim në gjitha fshatrat e komunës, një projekt jetik për shëndetin dhe mjedisin. 11 rrugë të kontraktuara që kanë kaluar tashmë fazën e parë dhe ka mbetur vetëm edhe dy fazat përfundimtare, pra projekte reale jo premtime boshe. Rezervuari i ujit në fshatin Vrapçisht që do siguroj furnizim me ujë për 50 vitet e ardhshme që këtë problem nuk do e ketë më Vrapçishti”, tha Isen Shabani. Kandidat i AKI-së për komunën e Vrapçishtit.
Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit Zulhairat Demiri i mbështetur nga VLEN dhe ASH e Selës në takim me rininë u zotua se do angazhohet në maksimum për inkluzivitetiin e tyre.
“Realisht unë besoj se ne rininë duhet ta bëjmë pjesë përbërse të shoqërisë aktive por edhe pjesë përbërëse të institucioneve si dhe ta stimulojmë rininë edhe me stimule të angazhimit të komunal por edhe të atyre qeveritare, siç është përfshirja e tyre nëpër sporte, krijimi i kushteve të mira për sport, inkuadrimi i tyre në shoqatat jo qeveritare dhe shoqata që kanë për qëllim ngritjen e tyre, sepse unë besoj se ata kanë shumë potencial për të dhënë, por kanë qenë të mbuluar dhe nuk iu është dhënë hapësirë”, tha Zulhairat Demiri. Kandidati pavarur për komunën e Vrapçishtit.
Zgjedhjet e përsëritura më 11 janar në Vrapçisht vijnë pasi në zgjedhjet e 19 tetorit në këtë komunë nuk u arrit censusi për të zgjedhur kryetar të Komunës./ Alsat.mk






