Prej nesër borë dhe temperatura të ulëta në gjithë territorin e Maqeodnisë

Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset më të ulëta dhe borë në viset më të larta dhe në male do të ketë nesër paradite, kur do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore, mbi 60 kilometra në orë. Pasdite reshjet do të jenë vetëm me borë.

“Për shkak të zbritjes së masës më të ftohtë ajrore nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet çdokund do të jenë vetëm me borë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, me ç’rast shtresa e borës në male do të rritet për 20 cm, ndërsa në vendet e tjera prej 5 deri 10 centimetra”, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Sipas parashikimit të DPHM-së, reshje lokale të borës do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën. Nga fillimi i javës së ardhshme vende-vende temperaturat e mëngjesit do të zbresin edhe nën -10 gradë, ndërsa të ditës do të përqendrohen nën zero.

Në SHkup nesër paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, të cialt pasdite dhe gjatë natës do të jenë vetëm me borë. Reshje lokale të borës do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e përforcuar veriore.