Ahmeti e Taravari në Çegran e Forinë: Fitorja e Valbon Limanit e pandalshme, e pa diskutueshme!

Në Çegran dhe Forinë të Gostivarit mbrëmjen e sotme qëndruan dy krerët drejtues të Aleancës për Integrim (AKI), Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, ku kërkuan mbështetje nga banorët për kandidatin Valbon Limani

Gjatë vizitave u diskutua për programin zgjedhor dhe prioritetet e kandidatit Valbon Limani në rast të fitores më 11 janar.

“Çegranasit dhe Forinasit të vendosur për një fitore historike në zgjedhjet e 11 janarit, shfaqën entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të fuqishme për vizionin fitues”, njoftuan nga Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar.