Një i dyshuar mashkull me shtetësi gjermane është arrestuar në Graçanicë, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij, gjithashtu me shtetësi gjermane.
Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri në këndelljen e tij.
Derisa, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Graqanicë 02.01.2026 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Gjermane, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër me shtetësi Gjermane. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje”, njofton PK.




