Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të dalin në rrugë as me automjete e as në këmbë pasi rrugët janë të ngrira, shkruan TV21. Kasami tha se ka rrezik për qarkullim ku ka pasur edhe shumë aksidente.
Tutje, ai bëri të ditur se po ndërmerren masat e nevojshme.
“Të nderuar qytetarë,
Si pasojë e temperaturave të ulëta, në rrugët e qytetit dhe fshatrat e Tetovës ka ngrica, gjë që rrit rrezikun për qarkullim.
Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Tetovës që të mos dalin nga shtëpitë, as me automjete dhe as në këmbë, përveç rasteve të domosdoshme.
Rrugët janë tejet të rrëshqitshme, janë shënuar aksidente të shumta dhe ekziston rrezik real për jetën dhe sigurinë e qytetarëve!
Gjithashtu, ju informojmë se ekipet janë në terren dhe po ndërmarrin masa për sigurinë e rrugëve.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Kasami.




