Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka shprehur keqardhje të thellë për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në Zvicër.
“Me keqardhje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Zvicër, ku humbja e jetëve njerëzore ka tronditur thellë opinionin publik”, ka deklaruar Sali në një reagim publik.
Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, duke theksuar solidaritetin e plotë me autoritetet dhe popullin zviceran në këto momente të vështira.
“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tonë të plotë me autoritetet dhe popullin e Zvicrës”, thuhet në reagimin e tij.
Zv/kryeministri i parë ka përcjellë gjithashtu urimet për të lënduarit, duke shprehur shpresën për një rikuperim sa më të shpejtë. “Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka përfunduar Sali.




