Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -1 deri në 6 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3 gradë Celsiusë.




