Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që mori jetën e një 1-vjeçari në Prizren

Të martën qyteti i Prizrenit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Si pasojë e zjarrit në një shtëpi banimi në qendër të qytetit, një fëmijë 1-vjeçar humbi jetën, derisa tre fëmijë të tjerë bashkë me nënën u shpëtuan.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha se ende nuk janë zbardhur rrethanat se prej çka është shkaktuar zjarri, që përfundoi në tragjedi, transmeton Klankosova.tv.

“Ndoshta së shpejti organet përkatëse do të dalin me një qëndrim të përgjithshëm për këtë tragjedi”, tha Salihu.

Pos tjerash, gazetari tha se përveç dëmeve shpirtërore që shkaktoi ky rast i rëndë, ka shkaktuar njashtu edhe dëme të konsiderueshme materiale.