Personat e arrestuar janë të moshës 19 deri 31 vjet, kurse një pjesë e tyre, sipas informacioneve, janë të njohur për autoritetet policore të atjeshme. Rrahja brutale mes dy grupeve emigrantësh, shqiptarë dhe maqedonas, e ka shqetësuar opinionin e atjeshëm të qytetit Italian, Peruxha.
Incidenti ka nsiur në një cafe-bar në rajonin “San Sisto”, kurse ka përfunduar me një kaos të vërtetë në rrugë, me ç’rast disa persona janë lënduar ndëras 11 të tjerë janë arrestuar.
Sipas informacioneve të para nga hetimi, konflikti nuk ishte planifikuar prej më parë, por kishte eskaluar në momentin kur njëri prej tyre kishte shkrepur një foto nga celulari. Përplasaj verbale kishte përfunduar në rrahje masive, në të cilën ishin përdorur karrige, tavolia si dhe shkopinjë të gjatë mbi 60 centimetra. Në incident poashtu ishin përfshirë edhe disa shtetas rumunë.
Situata në mënyrë plotësuese ishte përkeqësuar, kur 2 pjesëmarrës në përleshje fizike, duke tentuar të largohen, me veturë e kishin goditur një shtetas të maqedonisë, i cili kishte marrë fraktura të rëndë në të dyja këmbët. I njëjti më pastaj ishte hospitalizuar në spitalin e qytetit Peruxha.
Policia akoma është duke e hetuar rastin në fjalë, sidomos shoferin dhe bashkëudhëtarët që ishin në makinë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një person i mitur. (plusinfo)
Maqedoni Rrahje masive mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Peruxha të Italisë






