Shkup: 65-vjeçari me veturë përplas fëmijën në rrugë dhe arratiset, viktima në gjendje të rëndë

Dje (29.12.2025), nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.I. (65) për kryerjen e veprës penale sipas nenit 300 të Kodit Penal. Konkretisht, sot në ora 14:50 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Xhon Kenedi”, “Maksut Sadik” dhe “Brigada Maqedonase”, një veturë “Golf” me targa regjistrimi të Shkupit ka goditur një fëmijë këmbësor.

Menjëherë pas raportimit, nëpunës policorë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se personi që drejtonte automjetin e kishte lënë mjetin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave operative-taktike, personi është gjetur në afërsi dhe është privuar nga liria.

Fëmija i lënduar, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur në repartin e kujdesit intensiv. Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të parashtrohet kallëzim përkatës.