Gara për Gostivarin, Bejta qeverisja e kaluar e shkatrroi qytetin

Gostivari, pas tetë vitesh keqmenaxhim, pa ide dhe me një borxh prej mbi 30 milionë eurosh, meriton të qeveriset më mirë. Kjo u tha në konvetën promovuese të kanddiatit të kualicionit Vlen për kryetar të Gostivarit Nevzat Bejta.

“Të gjith qytetarët më thonë se jemi të zgënjyer dhe të revoltuar nga Taravari përshkak se për tetë vjetët e shkuara, e ka shkatruar dhe e ka varfëruar buxhetin e komunës së Gostivarit. E ka shkatrruar infrastrukturën, kemi rrugë të rrënuara, të të mushura plot me gropa, pastërtia ka rën”, deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.

Sipas Bejtës, qeverisja e kaluar e ka shkatrruar arsimin, kulturën, sportin, ndërsa mungon kujdesi për personat me nevoja të veçanta dhe të moshuarit. Ai tha se nëse merr mandatin, do të realizojë projekte të shumta. Në mbështetje të Bejtës folën edhe eksponent të kualicionit Vlen, përfshi njërin nga liderët e këtij koalicioni Izet Mexhiti.