Ambasadori britanik në Kosovë: Qytetarët të zgjedhin kandidatët që mendojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Johnatan Hargreaves, e ka vizituar shkollën fillore “Sveti Sava”, në Mitrovicën e Veriut, për ta përcjell procesin e votimit atje.

Diplomati britanik, tha se moti i ftohtë nuk duhet të pengojë qytetarët dhe shpreson që kjo të nxisë pjesëmarrje të lartë në votime.

Ai shprehu besimin se qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatët që mendojnë se do t’i përfaqësojnë më mirë në të gjithë Kosovën.

“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë më e lartë sot dhe që të gjithë do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatët që mendojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri në të gjithë Kosovën”, u shpreh ambasadori britanik nga kjo qendër e votimit njofton Klankosova.tv.