Një stuhi e fuqishme bore ka goditur rajonin italian të Piemontes.
Rrjetet sociale janë mbushur me pamje të pabesueshme që tregojnë ndërtesa dhe vetura të mbuluara me borë, ndërsa shërbimet lokale paralajmërojnë për rrugë të bllokuara dhe një rrezik të lartë orteku.
Vetëm në 24 orë, në disa zona ra deri në një metër e gjysmë borë e re.
Skenat janë dramatike – banorët detyrohen të gërmojnë tunele për të arritur deri te dyert e shtëpive të tyre, sipas mediave lokale.
Një nga zonat më të goditura është vendpushimi i famshëm i skive Prato Nevoso, 1480 metra mbi nivelin e detit, i cili praktikisht është zhdukur nën një shtresë bore pas më shumë se 48 orësh reshjesh të vazhdueshme.
Të gjitha rrugët hyrëse në zonë mbeten të bllokuara dhe situata mbetet shumë serioze.
Pavarësisht kushteve kaotike dhe sasive të mëdha të borës, lajmi i mirë është se deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.




