Zelensky: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se tani janë disa nga ditët diplomatike më aktive të vitit dhe “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.

Ai shtoi gjithashtu se brenda një jave, Rusia nisi më shumë se 2,100 dronë, rreth 800 bomba dhe 94 raketa, transmeton Telegrafi.

“Ekipet tona të riparimit, punonjësit e energjisë dhe ndihmësit e parë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës po punojnë fjalë për fjalë 24/7 për të mbrojtur jetët dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

“Por është po aq e rëndësishme që sanksionet kundër Rusisë të funksionojnë, që të gjitha format e presionit politik për agresionin e saj të zbatohen, që Ukraina të marrë raketa mbrojtëse ajrore dhe që të gjithë të finalizojmë formatet e hapave që do t’i japin fund kësaj lufte dhe do të garantojnë sigurinë”, shtoi lideri ukrainas.

Ndryshe Zelensky pritet të takohet sot me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin shpreson të diskutojë çështjen për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme.